Nente hotspotet prioritare ne Shqiperi, Vleresimi, Rehabilitimi, hartimi i nje plani zbatimi
Tiranë, 4 Maj 2010 - Qeveria e Shqipetare dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim kane paraqitur sot për komunitetin e donatorëve dhe aktorëve të tjerë rezultatet e një studimi në thellësi per nëntë pikat e nxehta mjedisore në Shqipëri.
Studimi, pjesë e projektit te UNDP-se mbi "Identifikimin dhe prioritetin e pikave të nxehta mjedisore në Shqipëri" është financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta dhe i kryer nga Foster Wheler Italian dhe partnerët e tij LDK, Greqi dhe G & G, Shqipëri. Studimi përfshin përgatitjen e vlerësimit të ndikimit në mjedis, të planeve të rehabilitimit të veprimit dhe llogaritjen e kostos për nëntë pikat enxehta mjedisore.
Zonat e pikave të nxehta te identifikuara janë: Alba Film në pjesën lindore të Tiranës ish Kinostudio; Fabrika e Baterive në Berat; Mbetjet Minerare ne Perrenjas, Ndërtesat në Minieren e Bitinckes pranë Korçës; Ndermarrja Dajti në Tiranë; Depozitimet e mbetjeve minerare Guri i Kuq në breg të Liqenit të Ohrit; Uzina e shkrirjes se FerroKromit në Elbasan; Depo Pesticideve në Rrëshen dhe Fabrika e Tekstilit në Berat.
Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, znj Gulden Turkoz-Cosslett tha: "Shqipëria nuk ka legjislacion specifik në lidhje me pikat e nxehta. Ndërsa legjislacioni i ri qe ka kaluar lidhur me vlerësimin e ndikimit mjedisor per ujin, menaxhimin e mbetjeve, dhe cilësinë e ajrit, ujërave nëntokësore, mbrojtjen e tokës, ndotja industriale dhe pronësinë e vendeve të ndotura, ka boshlleqe. Ky i fundit në veçanti mbetet një problem i rëndësishëm, sepse lind pyetja "kush e zotëron ndotjen?" Mbetet pa përgjigje. Ne tani përballemi me situatat në të cilat zonat historikisht kane qene të ndotura duke u shndërruar në zona te banuara apo komerciale, shpesh pa dijeninë apo ndërgjegjësimin e banorëve të tyre të ri. Qeveria e Shqipërisë dhe institucionet përkatëse kombëtare duhet të marrin rolin udhëheqës ne adresimin e këtyre çështjeve, duke përfshirë kufizimet e burimeve, si dhe mangësitë teknike dhe kapaciteteve".
Ministri i Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Z. Fatmir Mediu theksoi: "Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se pastrimi i pikave të nxehta mjedisore është një sfidë që duhet evidentuar. Asnjehere ajo nuk mund të realizohet me sukses pa përpjekjet e përbashkëta të të gjithë aktorëve dhe pa ushqyer vlerësimin e interesit për mjedisin i cili duhet të konsiderohet si një vlerë e shtuar për të cilin ne jemi përgjegjës për ta mbrojtur dhe menaxhuar ne menyre efiçente për brezat që do të vijnë.
Plani Kombëtar i Veprimit për Mjedisin ka theksuar se gjendja e mjedisit nëpër vendet e mbyllura industriale në Shqipëri është një shqetësim serioz. Bakri, kromi, hekur-nikel dhe industritë e naftës kanë prodhuar disa milion ton të mbeturinave industriale që janë deponuar pa konsiderate ne shëndetin mjedisor dhe njerëzor. Përveç kësaj një numër i kimikateve të ruajtura brenda linjave të prodhimit të fabrikave kimike të mbyllura përbën një problem serioz që kërkon masa urgjente për asgjësimin e sigurt të kimikateve të tilla.
UNDP po mbështet qeverinë shqiptare në arritjen e objektivit të saj për të rehabilituar zonat e ndotura për të përmbushur standardet themelore të sigurisë me anë të ndërhyrjes në zonat e "nxehta ne vend" dhe eliminimin e materialeve toksike. Nëpërmjet këtij projekti te Qeverisë Shqiptare dhe UNDP-ja kontribuon në arritjen e zhvillimit ekologjikisht të qëndrueshëm në Shqipëri, duke integruar parimet e zhvillimit të qëndrueshëm në politikat kombëtare dhe lokale, duke respektuar angazhimet e qeverisë shqiptare në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.
UNDP dhe Qeveria Shqiptare kanë kryer tashmë pastrimin e Bajzes stacioni hekurudhor, të depove te kimikateve Balez dhe vende të ndryshme satelitore. Ndërhyrjet për të reduktuar rrezikun që lidhet me depozitimet e mbetjeve minerare ne Reps dhe Rrëshen gjithashtu janë nisur.
Burimi: UNDP website
Printscreen of web



» Nente hotspotet prioritare ne Shqiperi, Vleresimi, Rehabilitimi, hartimi i nje plani zbatimi
Na kontaktoni