Te dhena rreth mjedisit dhe zonave te ndotura ne Shqiperi
Lajmet e Fundit
Website per hotspotet
29-05-2011
Projekt i UNDP-sė dhe Agjencise Shqiptare te Mjedisit dhe Pyjeve mbi "Identifikimin dhe prioritetin e pikave tė nxehta mjedisore nė Shqipėri", ka ...

Nente hotspotet prioritare ne Shqiperi, Vleresimi, Rehabilitimi, hartimi i nje plani zbatimi
05-05-2010
Zonat e pikave te nxehta te identifikuara jane: Alba Film ne pjesen lindore te Tiranes ish Kinostudio; Fabrika e Baterive ne Berat; Mbetjet Minerare ...



Hotspote sipas zones


Partnere dhe Lidhje
HOTSPOT :: Nderrmarrja Dajti-Tirane
Kategoria Ndotjes: Ndotja e Tokes
Qyteti: Tirana
Adresa: Nderrmarja ndodhet midis Tregut te Madh dhe Medresese  
Niveli i Rrezikut: Shume i larte
Popullsi e rrezikuar: 1500
Hazard:

Vendodhja: Nderrmarja ndodhet midis Tregut te Madh dhe Medresese.


Siperfaqja e pergjithshme: Me pak se10m2


Probleme te identifikuara ne kete zone: Ne pjesen e pasme te zones ka nje dhome te mbyllur qe permban 750 kg cyanide te perziera nga perdorimet e meparshme te nderrmarjes metalurgjike. Kjo zone e mbyllur (perafersisht 10m2) ka qene vend ruajtje per keto substanca me vite te tere. Kimikatet ruhen ne konteniere metalike, dhe nuk jane levizur asnjehere, ato jane cianure ne forme te ngurte kriperash kimike.


Masat e propozuara per rehabilitim: Masat afatshkurtra per zvogelimin e rrezikut, konsistojne ne mbylljen e dhomes se ruajtjes se ketyre kimikateve dhe ne shenimin qe te ndalohet hyrja ne ate. Masat afagjata konsistojne ne heqjen dhe asgjesimin e kimikateve te ruajtura dhe ne heqjen e suvase se dyshemese dhe mureve brenda magazines per te zvogeluar rrezikun nga ekspozimi i ndonje ndotjeje te mundshme. Nje sere rekomandimesh per zbatimin e ketyre veprimeve eshte I perfshire ne dokumentat e tenderit dhe ne raportin RAP.


Vleresimi i Ndikimit Mjedisor dhe Social: Ndikimet nga veprimet afatmesme dhe afatgjata priten te jene pozitive, e paraqitur kjo dhe ne projekt. Vetem disa impakte te vogla negative mund te priten te lidhura me pluhurin ose me zhurmen gjate punes per nje periudhe te shkurter kohe, behet fjale per bisneset aty afer dhe per nje numer te caktuar njerezish. Keto efekte do vijne duke u minimizuar deri sa masat e rehabilitimit te perfundojne.


Kostoja e pergjithshme e rehabilitmit: 52.000,00 euro


Kohezgjatja e rehabilitimit: Perafersisht gjashte muaj qe nga fillimi i punimeve. Supozimet dhe vleresimet mbi kohezgjatjen jane te paraqitura ne raportin RAP.




 

Dokumenta Bashkengjitur
Funksione ndihmese

 
Agjensia e Mjedisit dhe Pyjeve
23 Halil Bega Street, Tirana, Albania
Tel +355 42 371237/42
Fax +355 42 371243
www.aefalbania.org
Te gjitha te drejtat e rezervuara © Agjensia e Mjedisit dhe Pyjeve 2013

SiteLock