Te dhena rreth mjedisit dhe zonave te ndotura ne Shqiperi
Lajmet e Fundit
Website per hotspotet
29-05-2011
Projekt i UNDP-sė dhe Agjencise Shqiptare te Mjedisit dhe Pyjeve mbi "Identifikimin dhe prioritetin e pikave tė nxehta mjedisore nė Shqipėri", ka ...

Nente hotspotet prioritare ne Shqiperi, Vleresimi, Rehabilitimi, hartimi i nje plani zbatimi
05-05-2010
Zonat e pikave te nxehta te identifikuara jane: Alba Film ne pjesen lindore te Tiranes ish Kinostudio; Fabrika e Baterive ne Berat; Mbetjet Minerare ...



Hotspote sipas zones


Partnere dhe Lidhje
HOTSPOT :: Ndertesat ne Minieren e Bitinckes
Kategoria Ndotjes: Ndotja e Tokes
Qyteti: Korca
Adresa: afer qytetit te Korces, ne jug te fshatit te Bitinckes.  
Niveli i Rrezikut: I larte
Popullsi e rrezikuar: 9087
Hazard:

Vendndodhja: afer qytetit te Korces, ne jug te fshatit te Bitinckes.


Siperfaqja e pergjithshme: perafesisht 2 deri 2.5ha (perfshire dhe vendin e mbetjeve minerare).


Probleme te identifikuara ne kete zone: Ndertesat e minieres ne Bitincke, te cilat jane ndare nga pjesa me e madhe e zones ku punohet, jane perdorur ne te shkuaren si vendepozitim per pajisjet mekanike minerare per qellime administrative si dhe per dhoma veshjesh, tani keto zona jane braktisur. Ne kete territor gjithashtu jane lokalizuar grumbuj me mbetje minerare nga puna ne miniere te cilat jane identifikuar si burime potenciale kontaminimi dhe transferohen si lende pezull nepermjet ujit dhe pluhurit ne te gjithe zonen rreth e qark, si dhe ne lumenj dhe tokat e mbjella aty afer.  Cilesia e ujerave sipas mostrimit ka rezultuar e pandotur nga aktiviteti minerar, mostrat e analizave e mbetjeve minerare kane treguar se perqendrimet e mbetjeve minerale jane nen parametrat e kritereve per mbetjet jo–te rrezikshme. Eshte konsideruar dhe nje faze tjeter me e detajuar e rehabilitimit te kesaj zone, sipas raportit te planit te veprimit te rehabilitimit (RAP).


Masat e propozuara per rehabilitim: Masat afatshkurtra per zvogelimin e rrezikut, konsistojne ne shenimet e rrezikut, sipas matricave te kontaminimit (toke-uje) dhe ne kufizimin e hyrjes ne zonen e kontaminuar, duke rrethuar mbetjet minerare, dhe ne menyre te pershtatshme qe kontaminimi te mos depertoje nepermjet rrjedhjes se ujerave. Masat afatgjata konsistojne ne heqjen dhe asgjesimin e mbetjeve minerare ne impiantet e asgjesimit per mbetjet jo te rrezikshme, shkaterrimin e ndertesave ne kete zone pasi te jene hequr dhe shkaterruar keto mbetje. Nje sere rekomandimesh per zbatimin e ketyre veprimeve jane te perfshira ne dokumentat e tenderit dhe ne raportin RAP.


Kostoja e pergjithshme e rehabilitmit: 5.460.000,00 euro me nje kosto (shtese) vjetore me 25.000,00 euro.


Vleresimi i Ndikimit Mjedisor dhe Social: Rezultatet nga veprimet afatshkurtra dhe afatgjata priten te jene pozitive, e paraqitur kjo dhe ne projekt. Vetem disa impakte te vogla negative mund te priten,  te lidhura me pluhurin ose me zhurmen gjate punes te cilat do te reduktohen me kalimin e kohes.


Kohezgjatja e rehabilitimit: Perafersisht dy deri ne tre vjet qe nga fillimi i punimeve. Supozimet dhe vleresimet mbi kohezgjatjen jane te paraqitura ne raportin RAP.

 

Dokumenta Bashkengjitur
Funksione ndihmese

 
Agjensia e Mjedisit dhe Pyjeve
23 Halil Bega Street, Tirana, Albania
Tel +355 42 371237/42
Fax +355 42 371243
www.aefalbania.org
Te gjitha te drejtat e rezervuara © Agjensia e Mjedisit dhe Pyjeve 2013

SiteLock