|
Vendndodhja : Uznova - Berati
Sipërfaqja e pergjithshme : rreth 2 ha
Problemet e identifikuara në kete zone: Zona eshte e perbere nga nje shkritore, një njesi e jashtme baterish dhe disa ndërtesa të tjera prodhimi. Analizat kimike në ujin nëntokësor dhe sipërfaqësor sugjerojnë se cilësia e ujit në kete zone është e ndikuar thellësisht nga ndotja. Megjithate konsiderata të tjera mbi këtë temë të kryhen ne faza me te detajuara te planit të rehabilitimit siç është arritur ne rekomandimet e raportit te planit te veprimit rehabilitimit (RAP).
Masat e propozuara per rehabilitim: Masat afatshkurtra per zvogelimin e rrezikut konsistojne ne identifikimin e rrezikut nga konsumimi i ujit, toka e kontaminuar potencialisht, mbetjet dhe rrezikun nga qasja e ndërtesave ne vend. Veprimet korrigjuese afategjata te projektuara jane; per token e kontaminuar (ne heqjen dhe asgjësimin në një vend të kufizuar per lehtesi shkaterrimi), mbetjet (heqja dhe riciklimi i baterive), ndërtesave (prishjen e suvase ne muret e kontaminuara) dhe ujerave nëntokësore (instalimi i një sistemi trajtimi me pompë). Një sere rekomandimesh për zbatimin e këtyre veprimeve jane përfshirë ne dokumentat e tenderit dhe ne raportin e planit te veprimit dhe rehabilitimi (RAP).
Vlerësimi i impaktit Mjedisor dhe Social: Impaktet nga veprimet afatshkurtëra dhe afatgjatë priten te jene kryesisht pozitive, duke pasur parasysh se ky është një projekt rehabilitimi. Mund te priten vetëm disa ndikime të vogla negative të lidhura me prodhimin e pluhurit, shkarkimet ne ajer, dhe zhurmat gjate punimeve te rehabilitimit, te cilat megjithatë, mund të minimizohen nga masat e duhura që do të merren. Gjithashtu eshte sugjeruar te meret parasysh , zhvendosja e familjeve që jetojne ne kete zone.
Kosto e pergjithshme e rehabilitimi: 2,015,000 euro me një kosto (shtesë) vjetore prej 95,000 Euro.
Kohëzgjatja e rehabilitimit: Përafërsisht dy vjet nga fillimi i operacioneve. Vlerësimi i kohes nuk përfshin kohëzgjatjen e veprimeve vjetore qe mund te percaktohen vetem pasi veprimet korrigjuese do te zbatohen dhe monitorohen. Supozimet, kufizimet dhe detajet që lidhen me vlerësimin e kohëzgjatjes janë të përfshira në raportin PVR).
Dokumenta Bashkengjitur
|