|
Vëndndodhja: në rrethin e Korçës, rreth 20 kilometra nga qyteti i Korçës
Siperfaqja totale e zones: rreth 1 km².
Problemet e identifikuara në vend: Mbeturinat dhe mbetjet nga një ish-fabrike e pasurimit dhe deponive të mbeturinave të minave janë të vendosura pranë deges se lumit Osum. Minat jane jashtë prodhimit që nga viti 1990. Minat janë vendosur në shpatin e kodrës në një luginë të vogël. Janë të vendosura drejt lindjes së zonës së minierave të disa mjediseve të braktisura nga ish-fabrika e pasurimit. Proçesi i pasurimit eshte i përbërë nga notimi selektiv, i përdorur për të prodhuar koncentratin e bakrit me rreth 17,5% Cu dhe lagështi 10.8%. Pak qindra metra në veri perëndim të fabrikës ka një vëndshkarkim, i cili mund të përshkruhet si një digë prej përafërsisht 15 metra e lartë, e mbushur me mbetjet e prodhuara nga fabrika e pasurimit. Mbetjet e digës vlerësohen me nje përmbajtje rreth 500,000 ton mbetje. Disa vende me minerale të hedhura janë vendosur në zonën pranë lumit. Disa prej këtyre deponive përbëhen nga grumbuj mineralesh, kryesisht të Cu, Fe dhe CuFeS2, që rezultojnë nga proçesi i pasurimit. Shtyllat shkëmbore te mbeturinave janë të pranishme në vend, si në jug të zonës së pasur me bimesi dhe në perëndim të vendit me mbetjet e digës.
Rehabilitimi dhe masat e propozuara: Masat lehtësuese afatëshkurtra për reduktimin e rrezikut konsistojnë në rrethimin e mbetjeve të minierave, grumbullimit të mbeturinave dhe evidencimin e rrezikut nga sipërfaqja dhe konsumi i ujërave nëntokësor. Veprimet përmirësuese përfshijnë instalimin e sistemeve të mbuluara për tharjen e grumbujve të mbeturinave dhe mbetjeve, prishjen e godinave pas largimit të makinerive, gërmimet e tokës dhe asgjësimin në zonën e grumbujve të mbeturinave sipas sistemit të tharjes me mbulim.
Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor dhe Social: Ndikimet nga veprimi afatëshkurtër dhe afatëgjatë priten kryesisht të jenë pozitive, duke qenë se ky është një projekt rehabilitimi. Do të ketë vetëm disa ndikime negative të vogla të përkohshme, që lidhen me prodhimin e pluhurit dhe zhurmës gjatë punimeve dhe rehabilitimit, që megjithatë, do të minimizohen nga masat e duhura që do merren.
Kostot e vlerësuara për rehabilitim:13.000.000 euro me një operacion vjetor (shtesë) prej 110,000 Euro (që llogarit koston bazuar në supozime, kualifikime dhe përjashtime të raportuara në raportin e RAP).
Kohëzgjatja e parashikuar e rehabilitimit: Rreth 3-4 vjet nga fillimi i operacionit (koha e llogaritur nuk përfshin kohëzgjatjen e veprimeve vjetore të cilat mund të përcaktohen vetëm pasi veprimet korrigjuese do të zbatohen dhe të monitorohen. Supozimet dhe kufizimet e detajeve në lidhje me zgjatjen janë të përfshira në raport RAP).
Dokumenta Bashkengjitur
|