Te dhena rreth mjedisit dhe zonave te ndotura ne Shqiperi
Lajmet e Fundit
Website per hotspotet
29-05-2011
Projekt i UNDP-sė dhe Agjencise Shqiptare te Mjedisit dhe Pyjeve mbi "Identifikimin dhe prioritetin e pikave tė nxehta mjedisore nė Shqipėri", ka ...

Nente hotspotet prioritare ne Shqiperi, Vleresimi, Rehabilitimi, hartimi i nje plani zbatimi
05-05-2010
Zonat e pikave te nxehta te identifikuara jane: Alba Film ne pjesen lindore te Tiranes ish Kinostudio; Fabrika e Baterive ne Berat; Mbetjet Minerare ...



Hotspote sipas zones


Partnere dhe Lidhje
HOTSPOT :: Fabrika e Tekstileve, Berat
Kategoria Ndotjes: Ndotja e Tokes
Qyteti: Berat
Adresa: Fabrika e Tekstileve, Berat  
Niveli i Rrezikut: I larte
Popullsi e rrezikuar: 12500
Hazard:

Vendodhja : Ne hyrje te qytetit te Beratit, ne pjesen verilindore te qytetit


Siperfaqja e pergjithshme: Afersisht 0.6 ha


Probleme te identifikuara ne kete zone: Qe nga momenti kur kjo fabrike eshte mbyllur, aty kane ngelur kimikate, perfshire dhe nje sasi te papercaktuar me grumbuj amoniaku se bashku me kimikate te tjera si dhe me bateri te ruajtuara me nje perberje te pacaktuar, keto grumbuj jane shume te vjeter dhe asnjehere nuk jane hapur qe nga koha kur fabrika ka pushuar se punuari. Gjithashtu eshte hasur prezenca e fibrave te asbestos (por nuk ka informata te metejshme mbi kete teme), per momentin nuk eshte e njohur ku mund te gjenden fibrat e asbestos dhe analizat e tokes qe jane kryer per kete qellim nuk e kane zbuluar pranine e ketyre fibrave. Eshte konsideruar dhe nje faze tjeter me e detajuar e rehabilitimit te kesaj zone, sipas raportit te planit te veprimit te rehabilitimit (RAP).


Masat e propozuara per rehabilitim: Masat afatshkurtra konsistojne ne matjen e rrezikut nga konsumimi I ujit per te vleresuar lejimin e rrjedhjes se ketyre ujerave, per te rrethuar pellgjet e ketyre, per te rrethuar grumbujt e mbetjeve dhe per te rrethuar vendin e ndertesave me qellim shmangien e personave te paautorizuar. Masat afatgjata konsistojne ne heqjen e mbetjeve ne vend, se bashku me prishjen e pellgjeve me uje si dhe prishjen e mureve qe mund te jene te kontaminuara ne brendesi te ndertesave. Te gjtha mbetjet qe do dalin nga ky veprim do te shkaterrohen ne perputhje me ligjet e Bashkimit Europian dhe atyre Shqiptare. Disa nga keto rekomandime jane te perfshira ne dokumentat e tenderit ne raportin e (RAP).


Vleresimi i Impaktit Mjedisor dhe Social: Impaktet nga veprimet afat-mesme dhe afat-gjata pergjithesisht priten te jene positive, duke pare se ky eshte nje projekt rehabilitimi vetem disa efekte te vogla anesore te lidhura me prodhimin e pluhurit dhe zhurmave gjate punimeve mund te priten, te cilat do te minimizohen derisa te perfundohet puna.




Kostoja e pergjithshme per rehabilitimin: 195.000,00 euro


Kohezgjatja e rehabilitimit: Perafersisht nga 6 deri ne 12 muaj nga fillimi i punimeve.


 

Dokumenta Bashkengjitur
Funksione ndihmese

 
Agjensia e Mjedisit dhe Pyjeve
23 Halil Bega Street, Tirana, Albania
Tel +355 42 371237/42
Fax +355 42 371243
www.aefalbania.org
Te gjitha te drejtat e rezervuara © Agjensia e Mjedisit dhe Pyjeve 2013

SiteLock