Te dhena rreth mjedisit dhe zonave te ndotura ne Shqiperi
Lajmet e Fundit
Website per hotspotet
29-05-2011
Projekt i UNDP-sė dhe Agjencise Shqiptare te Mjedisit dhe Pyjeve mbi "Identifikimin dhe prioritetin e pikave tė nxehta mjedisore nė Shqipėri", ka ...

Nente hotspotet prioritare ne Shqiperi, Vleresimi, Rehabilitimi, hartimi i nje plani zbatimi
05-05-2010
Zonat e pikave te nxehta te identifikuara jane: Alba Film ne pjesen lindore te Tiranes ish Kinostudio; Fabrika e Baterive ne Berat; Mbetjet Minerare ...



Hotspote sipas zones


Partnere dhe Lidhje
HOTSPOT :: Albafilm - Tirane
Kategoria Ndotjes: Ndotja e Tokes
Qyteti: Tirana
Adresa: Prane Konostudios  
Niveli i Rrezikut: I larte
Popullsi e rrezikuar:
Hazard:

Vendodhja: Pjesa lindore e Tiranës, në ish-Kinostudio


Sipërfaqja e pergjithshme: rreth 2 ha


Problemet e identifikuara në kete zone: Siperfaqja e interesit brenda zones eshte e perbere nga mbeturina te derdhura dhe te braktisura ne kushte delikate. Zona permban, mbetje, pluhur te bardhe i cili është raportuar të jetë me sasi merkuri te perdorur me pare si eksploziv per qellimin e filmimit. Zgjerimi i përafërt i zonës se interesuar me anë të masave zbutëse dhe rregullimit është më pak se 2000m2, në krye të së cilës zona me derdhje perfshin (Rreth 70 m2) dhe zona e përdorur për magazinimin e përkohshëm të mbeturinave /cope llogaritet (me një shtesë 900 m2). Konsideratat e veçanta lidhur me llojin e mbeturinave dhe natyren e pluhurit të bardhë qe gjendet i derdhur do të kryhen me gjeresisht ne nje faze me te detajuar siç eshte rekomanduar në Raportin e Planit te Veprimit dhe Rehabilitimit (RAP) .


Masat e propozuara per rehabilitim: Masat afatshkurtra per reduktimin e rrezikut konsistojne ne identifikimin, rreshtimin e derdhjeve dhe mbetjeve te zones si edhe mbledhjen e ujit për të shmangur balotazhin dhe gjenerimin e rrjedhave potencialisht te rrezikshme. Masat afatgjata dhe veprimet korrigjuese perbehen nga heqja e mbeturinave dhe shkatërrimin e derdhjes. Te gjtha mbetjet qe do dalin nga ky veprim do te shkaterrohen ne perputhje me ligjet e Bashkimit Europian dhe atyre Shqiptar. Disa nga keto rekomandime jane te perfshira ne dokumentat e tenderit ne raportin e (RAP).


Vlerësimi i impaktit Mjedisor dhe Social : Impaktet nga veprimet afatshkurtëra dhe afatgjata priten te jene kryesisht pozitive, duke pasur parasysh se ky është një projekt rehabilitimi. Do te kete vetëm disa ndikime të vogla të përkohshme anësore, të lidhura me prodhimin e pluhurit dhe zhurmave gjatë punimeve te rehabilitimit, i cili mund të minimizohet me ane te masave te duhura që do të merren.


Kostot e pergjithshme e rehabilitimit : 143,000 Euro.


Kohëzgjatja e rehabilitimit: afërsisht gjashtë deri dymbëdhjetë muaj nga fillimi operacionit. (Supozimet dhe kufizimet si edhe detajet që lidhen me vlerësimin e kohëzgjatjes janë te përfshirë në raportin PVR)

 

Dokumenta Bashkengjitur
Funksione ndihmese

 
Agjensia e Mjedisit dhe Pyjeve
23 Halil Bega Street, Tirana, Albania
Tel +355 42 371237/42
Fax +355 42 371243
www.aefalbania.org
Te gjitha te drejtat e rezervuara © Agjensia e Mjedisit dhe Pyjeve 2013

SiteLock